Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të realizohet skrining në fshatin Trubarevë dhe zonat përreth. Qëllimi i këtij skriningu është zbulimi në kohë i shenjave apo simptomave që mund të tregojnë për sëmundje të sistemit respirator tek banorët. Procesi do të kryhet nga dy ekipe të Klinikës së Pulmologjisë. Skriningu vjen pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë pjesë, nëse mendojnë se kanë nevojë për ekzaminim shëndetësor të paraqiten në këtë skrining, me çka pas ekzaminimit mjekët do të shohin a do të kenë nevojë të vazhdojnë me procese të ekzaminimit shëndetësor këtu brenda në Klinikë”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

“Kemi formuar dy ekipe që do ti vizitojnë të gjithë qytetarët në Trubarevë dhe do të kryejnë analizat fillestare dhe në varësi të kësaj, nëse mund të bëhet një diagnozë ose mund të tregohet se nuk kanë ndonjë dëmtim në mushkëri, mbetet të rishikohet terapia që kanë. Por nëse është e nevojshme, në do ti drejtojmë në Klinikën e Pulmologjisë që të mund ti trajtojmë më tej”, u shpreh Oliver Zafirovski, drejtor në Klinikën e Pulmologjisë.

Share.
Exit mobile version