SPB Tetovë njofton se dje 02.06.2026 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 09:50 në Shkollën Shtetërore të Mesme Profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë ka shpërthyer një zjarr në një kabinë të tualetit të meshkujve.

Zjarri është shuar nga punonjësit me aparate kundër zjarrit dhe hidrante.

“Gjatë fikjes së zjarrit, si pasojë e thithjes së tymit, punonjësit N.R., I.P., M.S., A.Z., B.K. dhe G.M. janë dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues i SPB Tetovë në bashkëveprim me Prokurorin Publik”, thonë nga SPB Tetovë.

Share.
Exit mobile version