Më 06.05.2026 në orën 06:40, në SPB Shkup është paraqitur se një zjarr kishte shpërthyer në oborrin pas një ndërtese banesore në rrugën “11 Oktomvri” në Shkup.

Sipas njoftimit, zjarri u shkaktua nga dy persona të cilët po i shqetësonin banorët e ndërtesës duke trokitur në dyert e tyre dhe duke u marrë postën nga kutitë postare.

Nuk pati persona të lënduar, ndërsa zjarri dogji objekte prej druri që ishin vendosur para dhe në hyrje të ndërtesës.

Po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version