minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shpërdorimi financiar në FFM, sigurohen edhe 4 të dyshuar - Shqiperia.info

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se në rastin e dyshimeve për shpërdorim në Federatën e Futbollit të Maqedonisë janë siguruar edhe katër persona, të cilët paraprakisht ishin të pakapshëm për organet e rendit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy nga të dyshuarit sot kanë dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Për njërin është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa për tjetrin masa e pranisë gjatë procedurës.

Dy personat e tjerë, sipas Prokurorisë do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së nesërme.

Në hetimin për shpërdorime në FFM janë të dyshuar gjithsej 18 persona fizikë dhe 8 juridikë, në mesin e të cilëve edhe ish krerët e Federatës Muhamed Sejdini dhe Ilço Gjorgjioski. Ata dyshohen për shpërdorimin e mbi 2,9 milionë eurove në dëm të Federatës.

Share.
Exit mobile version