Shoqata e Inxhinierëve kërkon që faturat për rrymë të lëshohen vetëm në bazë të të dhënave të matura reale nga matësit e rrymës. Kërkojnë fshirjen e nenit 31 nga Rregullat për furnizim i cili lejon lëshimin e faturave të rrymës në bazë të konsumit të vlerësuar, e jo të atij real të rrymës dhe theksojnë se në Ligjin e ri për Energjetikë, i cili ka hyrë në fuqi, është qartë i rregulluar detyrimin për matjen dhe faturimin e rrymës sipas konsumit real.

“Me peticionin e ri drejtuar Komisionit rregullator të energjetikës treguam se kjo dispozitë nuk ka më bazë ligjore, sepse rregullon një çështje që tani është përcaktuar qartë në Ligjin dhe atë në një mënyrë tjetër. Theksuam se me këtë shkelet hierarkia e akteve ligjore”, thonë nga Shoqata e Inxhinierëve.

Prej atje kërkojnë miratimin e menjëhershëm të Rregullave të reja për furnizim, ndalimin e lëshimit të faturave në bazë të vlerësimit kur matësi i rrymës është i rregulluar dhe Komisioni rregullator i energjetikës të detyrojë EVN të zbatojë plotësisht Ligjin për energjetikë.

Në rast të vazhdimit të shkeljeve, nga Shoqata kërkojnë inicimin e procedurës për ndërprerjen e marrëveshjes për privatizimin e shpërndarjes nga viti 2006.

Shoqata e Inxhinierëve kërkon që faturat për rrymën të lëshohen në bazë të të dhënave nga matja reale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version