minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shkollat fillore të Pollogut mbesin pa nxënës - Shqiperia.info

“Gjithnjë e më tepër shtohet numri i klasave të këtilla nëpër shkollat fillore në Pollog. Me zero nxënës, me pesë gjashtë apo nëntë nxënës. Një nga punonjëset e shkollës fillore këtu në Tearcë thotë se klasa dikur numëronte mbi 30 nxënës, ndërkohë që tani, mezi arrin pesëmbëdhjetë”, njofton Alsat.

“Sigurisht se është e dhimbshme dhe është një fenomen ky që numri i nxënësve është në rënie dhe ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë….. Është e dhimbshme që një objekt shkollor të shihet i zbrazët, sepse shkollën e gjallërojnë fëmijët. Sigurisht që edhe çështja e tepricës teknologjike të punëtorëve të arsimit sigurisht që do jetë një barë për institucionet e shtetit për vetë shoqërinë sepse ata duhet të gjejnë zgjidhje për kuadrot që nesër ndoshta do mbesin pa punë. Numri i nxënës në klasat tona tani është 15-16 10 ndoshta 9, pra është një numër që nga gjenerata në gjeneratë lëviz sidomos në shkollën tonë, ndërsa dikur e ka tejkaluar numrin tridhjetë”, deklaroi Sadije Aliti, mësuese.

Në komunën e Tearcës, numri i nxënësve që do regjistrohen sivjet në shkollat e mesme pothuajse është përgjysmuar. E me këtë, del që mbi 50 punëtorë të arsimit janë më shumë nga numri i nevojshëm.

“Fatkeqësisht kjo është evidente ndër vite dhe nga viti në vit kemi rënie të nxënësve. Tash edhe Ministria e Arsimit ka filluar me procedurën e optimizimit të numrit të arsimtarëve nëpër shkolla, gjë që na krijon komplikim shtesë se ndër vit ka rënë numri i nxënësve dhe është rritur numri i arsimtarëve, dhe në bllok dotacione kjo ka krijuar shumë probleme pasi që në parim kemi numër të madh të arsimtarëve dhe kjo e pamundëson funksionimin normal të shkollave”, tha Daut Memishi. Kryetar i komunës së Tearcës.

Në Nivel të Tetovës dhe komunave rurale, edhe sivjet numri i nxënësve që pritet të regjistrohen në shkollat e mesme, është më i vogël për mbi se 100 nxënës./Alsat/

Share.
Exit mobile version