
Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar gjyqtarin e Apelit, Enver Bexheti, i cili që nga dhjetori i vitit 2024 është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit si zyrtar i korruptuar dhe person i padëshiruar për hyrje në SHBA.
Informacioni për shkarkimin e tij, në mënyrë të paligjshme ka rrjedhur në opinion nga Këshilli Gjyqësor, duke e pasur parasysh se vendimi ende nuk është i plotfuqishëm, pasi Bexheti ka të drejtë ankimimi para Këshillit për Ankesa në Gjykatën Supreme. Për këtë, nga Këshilli Gjyqësor nuk japin detaje për arsyet e vendimit.
Prokuroria Themelore po zhvillon procedurë ndaj Bexhetit, duke hetuar vepra korruptuese dhe tregti me ndikim. Në janar të vitit 2023, komisioni i Këshillit Gjyqësor konstatoi se ai qëllimisht e kishte mbajtur në sirtar lëndën e Sasho Mijallkovit, që rasti të vjetrohet dhe në këtë mënyrë ka shkelur ligjin, ndërsa në nëntor të po atij viti u dënua me zbritje prej 20% të pagës. Për shkarkimin e gjyqtarit Bexheti kanë votuar 9 anëtarë të Këshillit Gjyqësor.
Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti, e ka mbajtur qëllimisht në sirtar lëndën e Sasho Mijallkovit appeared first on Telegrafi.