minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shkarkohen dy avokatë të shtetit në Maqedoni - Shqiperia.info

Në një vendim të marë në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Avokatit të Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, u vendos shkarkimi i dy Avokatëve të Shtetit në rajonet e Strugës dhe Shkupit, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të papërgjegjëshme të detyrës së tyre.

Qeveria e RMV-së ka shpallur shkarkimin e Mirko Veljanoskit nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Strugës. Kjo vendim është marrë pas vlerësimit të punës së Veljanoskit, ku është konstatua një kryerje joprofesionale dhe pakujdesshme në detyrën e Avokatit të Shtetit.

Po ashtu, Qeveria vendosi shkarkimin e Jane Jankullovskit nga pozita e Avokatit të Shtetit në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Shkupit. Edhe në këtë rast, arsyeja e shkarkimit ishte kryerja joprofesionale dhe e papërgjegjshme e funksionit të Avokatit të Shtetit.

Vendimi vjen si pjesë e përpjekjeve për të siguruar që drejtësia dhe profesionistët e drejtësisë të operojnë me standardet më të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Shkarkohen dy avokatë të shtetit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version