Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë të këtij viti është 2.07 përqind, dhe numri më i madh i vendeve të lira, 2.346 është në grupin e pestë profesional: Punëtorë të shërbimeve dhe shitjeve, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rajoni i Vardarit ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.28 përqind.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.94 përqind është në sektorin e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, e cila është 0.15 përqind.

Subjektet afariste me 10 deri në 49 punonjës kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 3.05 përqind./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version