Ish-zyrtari i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se kjo parti opozitare “është bërë bosh sa i përket personelit” dhe njoftoi se së shpejti, siç tha ai, një grup më i madh socialdemokratësh do të kërkojë dorëheqjen e udhëheqjes aktuale.

“Do të përpiqemi të arrijmë në një logjikë të shëndoshë politike dhe t’u kërkojmë njerëzve që udhëheqin partinë të ndalojnë së bëri më këtë. Le të vijnë të tjerët të udhëheqin partinë”, tha Shilegov në “Sitel”.

Ai shtoi se do të jetë një “proces” i udhëhequr nga njerëz që janë rritur politikisht në LSDM.

Ai beson se LSDM-ja e dobët po i detyron qytetarët kritikë të kërkojnë opozitën në partinë “E Majta”.

“Ndjenja opozitare është e lartë tek qytetarët, por me një LSDM të organizuar kështu – pa personalitet dhe pa aftësinë për të tërhequr vota të reja, duhet të kërkohet një qasje tjetër”, thotë ish-kryetari i Komunës së Shkupit./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version