minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias - Shqiperia.info

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së lidhur me ngjarjen e djeshme në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë, gjatë vizitës së zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Konkretisht, sipas informatave që SHGM i ka siguruar nga zyra rajonale e SHGM-së nga Tetova, mediat që raportojnë në gjuhën shqipe nuk kanë qenë të ftuar në këtë ngjarje, deklaratë ku morën pjesë Manoleva dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, Zhika Aleksoski.

“SHGM apelon tek të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, që të ftojnë pa dallim të gjitha mediat në ngjarje publike, në mënyrë që të ruhet transparenca e institucioneve dhe të sigurohet që informacioni të arrijë tek të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version