Edhe gjatë pranverës së sivjetshme në periudhat me diell pas shirave, qytetarët e Kumanovës ankohen nga kafshimi i rriqneve.

Këtë e vërtetojnë edhe nga reparti infektiv i spitalit të Kumanovës, ndihmën e të cilëve e kërkojnë nga rreth 5 pacientë në jave nga sulmet e rriqneve.

Mjekët thonë në periudhën nga muaji Maj e deri në fund të Gushtit, numri i pacientëve të sulmuar nga rriqnet të jetë dukshëm më i madh. Kjo sidomos ndikohet nga moti i ndrysheshëm, herë me shi, e herë me diell, kur vjegjetacioni e bën të veten.

“Me rëndësi është që qytetarët duhet të kenë kujdes që në kushte shtëpiake të mos guxojnë ti largojnë rriqnet nga trupi, pasi kjo kërkon një intervenim profesional mjekësor”, deklaroi kryeshefja e repartit infektiv pranë Spitalit të Kumanovës, Dr.Valentina Xhartovska.

Pacientët kryesisht kalojnë me simptoma të lehta por kafshimi nga rriqnat infektive mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha shëndetësore.

Për këtë arsye qytetarëve u rekomandohet që gjatë shetitjeve në natyrë të lëvizin nëpër shtigje të caktuara, të mos ecin këmbëzbathur. Gjithashtu rekomandohet të veshin veshëmbathje të ndritëshme pasiqë rriqnet mund të vërehen më lehtë.

Në funksion të mbrojtjes nga rriqnet në Kumanovë 2 herë në vit realizohet dezinsektimi kundër rriqneve, nga firma për realizimin e kësaj mase thonë se komuna e Kumanovës është ndër të rrallat në vend e cila brenda vitit disa herë realizon desinsektim dhe deratizim.

“Tek ne të gjitha hapësirat e gjelbërta publike punojnë në nivel vjetor edhe atë 2 herë me insekticide kontaktuese, të cilat më pas nuk i lënë të ekspozuara në hapësirë që të mos rrezikojmë jetën e kafshëve”, theksoi Vlladimir Dimkovski, pronar kompanie për dezinsektim dhe deratizim.

Ndryshe për këtë masë komuna e Kumanovës ndanë mbi 1 milion denarë. /RTVM2

Shfaqja e rriqrave në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë shëtitjeve në natyrë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version