minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
SHBA i vendos në “listën e zezë” Katica Janevën dhe Stevçe Jakimovskin - Shqiperia.info

Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur sot në listën e zezë Stevço Jakimovskin, kryetar i Komunës së Karposhit dhe kandidat për president në RMV, si dhe Katica Janeva, ish-prokuroren publike speciale.

Në vlerësimin e Shteteve të Bashkuara, veprimet e tyre kanë minuar sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre.

“Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale në Maqedoninë e Veriut, Janeva ishte e përfshirë në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme se Janeva ka kërkuar dhe marrë ryshfet për të ndikuar në prokurorinë nën juridiksionin e saj”.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski u angazhua në praktika korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Këto emërime konfirmojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të forcuar institucionet demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha fuqitë e disponueshme për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit./Telegrafi/

SHBA i vendos në “listën e zezë” Katica Janevën dhe Stevçe Jakimovskin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version