minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shaqiri: VLEN po përgatit ligj për UÇK-në - Shqiperia.info

Brenda këtij viti mund të jetë edhe ligji për ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe veteranët e saj, kështu paralajmëroi deputeti nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri.

Ai për media deklaroi se janë dy verzione, njëri i përbashkët me “Branitellat” e tjetri ekskluziv për veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së.

Shaqiri ka njoftuar se drafti i ligjit veçmë ka filluar të përpunohet brenda koalicionit VLEN megjithatë për të njëjtin pritet që VLEN të flasë edhe me partnerët e koalicionit, OBRM-PDUKM  dhe ZNAM.

“Është një draft version i ligjit të cilin jemi duke e punuar d.m.th, bashkasrisht me grupin parlamentar të koalicionit VLEN, iniciativa ka qenë e imja. Është ligji i cili është gjithë-përfshirës, i kemi shqyrtuar dy mundësi të këtij ligji, një ligj të përbashkët edhe me “Branitellat” ku do të inkorporohen edhe ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare apo realisht, të dëmtuarit nga lufta e 2001-shit. Verzioni tjetër është version veçmas për ish ushtarët e UÇK-së. Nuk është diçka e re, por është në përpunim e sipër. Në atë ligj ngërthehen të drejtat e barabarta për të gjithë ata të cilët kanë qenë të involvuar në konfliktin e 2001-shit, sikur për forcat mbrojtëse ashtu edhe për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre”, tha Shaqiri.

Shaqiri: VLEN po përgatit ligj për UÇK-në appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version