Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Evropian, Ziadin Sela hodhi poshtë kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që aktualisht drejtohet nga Arben Taravari.

“Dera mbetet e hapur për anëtarët e ASH-së që shkuan me Taravarin, por jo për Taravarin”, tha Sela, në “RTMV2”.

Ai tha se do të ishte “imoralitet ekstrem”, duke nënkuptuar se përçarja në parti nuk është vetëm çështje strategjish apo interesash aktuale, por një pasojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike.

Taravari më herët ka theksuar se është i vendosur që në zgjedhjet lokale të garoj me lista të veçanta për këshilltarë.

“Ne po shkojmë në zgjedhjet lokale me lista të ndara për këshilltarë dhe nuk ka kthim prapa nga ai vendim”, tha dje Taravari.

Ai shtoi se janë të gatshëm të diskutojnë gjithçka tjetër me të gjithë, dhe do të takohen me kryeministrin Mickoski, me të cilin kanë pasur komunikim të rregullt, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij.

Lidhur me situatën në VLEN, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se nuk pret që Taravari të ndërmarrë një hap që do të çonte në një koalicion me BDI-në opozitare, sepse kjo do të thoshte vetëvrasje politike për të./Telegrafi/

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version