Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, sot do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë. Në një prononcim për Alsat, ai tha se është takim i zakonshëm mes kryesisë së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.
“Është takim i zakonshëm i Frontit, kreyesia e gushtë e ASH-së me kryesinë e BDI-së dhe do të diskutojmë për situatën politike”, tha Sela.
I pyetur nëse Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Sela tha se janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje.
“Janë momente të cilat nuk do të diskutohet sot, dhe Fronti është organizëm i gjallë dhe i hapur për të gjithë ato të cilët kërkojnë falje publike dhe kanë kuptuar gabimet që kanë bërë, por pa u bërë këto gjëra është e vështirë çfarë do lloj opsioni tjetër”, tha Sela mes tjerash./Telegrafi/
Sela në takim me Ahmetin: Fronti Europian është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë falje publike appeared first on Telegrafi.