Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M ka thënë se angazhimi i tyre politik është që çështja e 20 përqindëshit të mos e trajtojnë me numra, “ne jemi popull autentik dhe duhet të trajtohemi si të tillë”.
“Janë disa tema që në kornizën e marrëveshjeve politike e kemi futur dhe duhet ta trajtojmë deri në fund të mandatit. Kjo na gjeneron kohë pas kohë probleme politike të temës etnike dhe duhet një herë e përgjithmonë t’i mbyllim këto tema”.
“Ne jemi të përcaktuar ta trajtojmë atë temë, si çështja e jurisprudencës, është çështje e trajtimit në kuluaret politike. E kemi trajtuar si temë dhe ta zgjidhim dhe kjo do të jetë aktuale pas zgjidhjes së çështjes së provimit të jurisprudencës”, ka thënë Sali.

