minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rrufeja godet për vdekje një të mitur në Gjevgjeli - Shqiperia.info

Stuhia e fortë që ka goditur sot Gjevgjelinë ka marrë një viktimë. Një djalë i ri ka humbur jetën nga një rrufe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë. Informacioni për “A1on” është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve të para, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot (07.03.2024) në ora 15:30 në Drejtorinë e Policisë së Gjevgjelisë është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e një të mituri nga fshati i Negorcit me djegie në trup, me shumë gjasa nga rrufeja, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Policia ka kryer kontroll dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Rrufeja godet për vdekje një të mitur në Gjevgjeli appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version