Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe paqëndrueshmërisë në bursat botërore pas konfliktit në Lindjen e Mesme, Qeveria paralajmëron gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në dispozicion kanë mundësinë që TVSH-ja të ulet nga 5% në 0%.
“Ne kemi në dispozicion mundësinë që TVSH-në nga 5% ta bëjmë 0%, për shkak se marzha që kanë si distributorët ashtu edhe shitësit, sipas nesh është nën 15%, ndërsa sipas tyre është nën 10%. Ishte shumë e rëndësishme mbledhja në fillim që patëm me të gjitha zinxhirët e marketeve, kur paralajmëruam se nuk duhet të sillen në mënyrë spekulative, dhe mendoj se deri tani kemi një sjellje ‘fair play’ – nuk sillen në mënyrë spekulative, pra nuk i rrisin marzhat, por i ulin ato, sepse u rritet volumi,” deklaroi Hristijan Mickoskit, kryeministër.
Mickoski tha se situata me karburantet mbetet stabile, edhe pse ka konsum më të lartë edhe nga vendet e rajonit.

