Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me të dhënat për turizmin në Maqedoni, të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave, deklaroi se është rritur numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve në katër muajt e parë të vitit.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, sepse këto janë të dhëna jashtëzakonisht të mëdha dhe me cilësi të lartë, veçanërisht të rëndësishme për veprimtarinë e shërbimeve dhe të hotelerisë. Mund të them se në katër muajt e parë, turizmi, gjegjësisht numri i mysafirëve dhe netë qëndrimeve rritet me një përqindje prej 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si në prill ashtu edhe në katër muajt e parë. Por edhe struktura e turistëve ndryshon. Tani shohim turistë që vijnë nga Gjermania, Franca, etj”.

“Nga ajo që di unë nga operatorët turistikë, për vitin e ardhshëm janë planifikuar të paktën gjysmë milioni netë qëndrime, jashtë sezonit në Ohër. Gjë që do të thotë shumë për ne si vend. Vitin e kaluar patëm një rekord prej dyqind mijë turistësh të regjistruar, me rreth 3.5 milion netë qëndrime. Këtë vit qëllimi ynë është të arrijmë deri në 4 milion netë qëndrime dhe një milion e gjysmë turistë”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu tha se parametrat e parë janë të mirë dhe e gëzon ajo që numri i mysafirëve të huaj vazhdon të rritet në muajin e parë të tremujorit të dytë në prill me pothuajse 21%, dhe numri i netë qëndrimeve nga mysafirë të huaj me pothuajse 20%./Telegrafi/

Rritet numri i turistëve dhe netë-qëndrimeve në krahasim me muajin prill të vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version