Rastet me sulme në zemër janë të shpeshta edhe tek të rinjtë. Mjekët theksojnë se kjo vartet nga mënyra e jetesës. Në të shumtën e rasteve faktorët që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare janë jeta dinamike dhe me shumë stres, pasiviteti, si dhe mënyra e të ushqyerit.

“Sulmet ose aritmia janë të shpeshta në moshën e re dhe nuk është diçka e habitshme, por për sulme në kuptimin e vërtetë – në kuptimin e infraktit, sigurisht në mosha më të reja janë të rralla, por në përgjithësi është vërejtur një rritje e numrit të rasteve në mosha 30 – 40 vjeçare. Kjo ndërlidhet edhe me stresin e lartë kohën e fundit, në mënyrën e stilit të jetës, mënyra jo aktive – pa aktivitet fizik, mënyrën e të ushqyerit me ushqime shumë të yndyrshme, mos pasja e aktiviteteve të mjaftueshme fizike dhe gjithë këto mund të rrisin mundësitë e shfaqjes së hershme, por edhe trajtimit të këtyre sëmundjeve”, thotë drejtori i Klinikës Universitare të Kardiologjisë, Bekim Pocesta.

Sipas Pocestës, simptomat nuk janë gjithmonë të njëjta, pacientët duhet të bëjnë kontrolle të rregullta tek mjeku amë dhe kjo rutinë nuk duhet anashkaluar.

“Edhe kontrollet e rregullta që në mjekësinë primare, ato që duken se nuk kishte nevojë pikërisht ato kur bëhen të rregullta atëherë mund të sjellin që sendet të zbulohen në kohë. Shenjat e para dikujt mund t’i fillojë me një shtrëngim fort në gjoks, dikujt shenjat e para mund të jenë jo specifike në kuptimin lodhje plogështi”, shprehet drejtori i Klinikës Universitare të Kardiologjisë, Bekim Pocesta.

Maqedonia është në zonën e kuqe sa i përket sëmundjeve të zemrës, ndërsa mjekët po i shqetëson edhe fakti që po rritet numri i të rinjve nën moshën 40-vjeçare që preken nga probleme kardiovaskulare. 1 në 5 pacientë me atak në zemër është më i ri se 40 vjeç.

Rritet numri i të rinjëve me sulm në zemër, Pocesta: Shkaktarët, stresi, pasiviteti, kequshqyerja appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version