Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 14,27 % në raport me vendimin e datës 2.3.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 5,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 14,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 12,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 7,044 den/kg dhe do të jetë 42,586 den/kg.
Nga data 10.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 79,50 (denarë/litër) (1.29 euro)
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 81,50 (denarë/litër) (1.32 euro)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 85,50 (denarë/litër) (1.39 euro)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 82,50 (denarë/litër) (1.34 euro)
- Mazut М-1 SU – 42,586 (denarë/kilogram) (0.69 euro).

