minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01 % në raport me vendimin e datës 13.01.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,051 den/kg dhe tani do jet 46,336 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 17.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 75,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 46,336 (denarë/kilogram).

 

Rritet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version