minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,15 % në raport me vendimin e datës 28.6.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,080 den/kg.

Nga data 2.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS– 98 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 48,008 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version