minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rrahje mes policisë dhe disa qytetarëve në Çair - Shqiperia.info

Gjatë ditës së djeshme (06.01.2024) në Shkup, në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës kanë ikur, thekson MPB për TV21, përcjell Telegrafi.

Nga MPB theksojnë se pas masave të marra nga punonjësit e policisë, të treve iu është hequr liria dhe gjatë kapjes ata kanë sulmuar zyrtarët e policisë.

Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse.

Rrahje mes policisë dhe disa qytetarëve në Çair appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version