
Në zonën e Qendrës, një i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur tjerë, njëri prej të cilëve më vonë në zonën e Gazi Babës, ka qëlluar me armë zjarri drejt të miturit, ndërsa tjetri ka hedhur sende të forta.
Rasti është raportuar sot në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup.
“N.I. (39) nga Shkupi ka raportuar se më 11.03.2026 në orën 19:30 në zonën e Qendrës, djali i tij 15-vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Sipas raportit, më vonë në zonën e Gazi Babës, njëri prej tyre ka drejtuar armën e zjarri drejt të miturit dhe ka qëlluar, ndërsa tjetri ka hedhur sende të forta drejt të birit të tij”, njofton MPB.
Nga MPB thonë se po merren masa për sqarimin e rastit.





