minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rokas: Shteti i së drejtës dhe administrata publike janë fushat ku ka ngecje në reforma - Shqiperia.info

Ambasadori i BE-së Michalis Rokas njoftoi sot se në cilat fusha dhe institucione Maqedonia ngec më shumë në agjendën e saj të reformave.

“Do të thosha dy fusha ku duhet të fokusohemi më shumë: shteti i së drejtës dhe administrata publike. Nevojitet një administratë publike kompetente që mund të zbatojë të gjitha reformat. Ne po punojmë shumë për sundimin e ligjit dhe e dimë se është një prioritet i lartë. Vitet e fundit ka stagnuar dhe prandaj duhet të kemi hapa konkretë përpara dhe t’i kemi shumë shpejt”, tha Rokas në një konferencë për media në Qeveri së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Për situatën në gjyqësor dhe interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ambasadori i BE-së thotë se po e përcjellin nga afër situatën.

Ai thotë se janë bërë një numër i madh rekomandimesh se si duhet të bëhen reformat në gjyqësor, veçanërisht për Këshillin Gjyqësor.

“Qëndrimi ynë është se çdo gjë që mund të shihet si ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë është një çështje që na shqetëson. Të gjithë e dimë se arsyet ligjore të shpërbërjes nuk kanë të bëjnë me interpelancën. Është një procedurë e ndryshme. Ne duam që përmes reformave që presim të shohim një gjyqësor të fortë për të luftuar korrupsionin në vend, i cili është prioriteti i parë”, tha ndër të tjera Rokas./Telegrafi/

Rokas: Shteti i së drejtës dhe administrata publike janë fushat ku ka ngecje në reforma appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version