minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rokas: BE-ja mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por të rëndësishme janë edhe çështja e pakicave etnike - Shqiperia.info

E i pyetur për protestat e sotme në Tetovë, që vijnë pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë, ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Michalis Rokas, tha se ajo që mbështet BE-ja janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si organi më i lartë juridik në vend, por theksoi po ashtu se në rrugën e integrimit evropian të një vendi thelbësore janë edhe çështjet që prekin pakicat etnike.

“Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë gjyqësor në shtet. Është thelbësore që vendimet e saj të zbatohen menjëherë. Kjo është ajo që ne mbështesim.

Gjithashtu çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, pakicat etnike, janë pjesë esenciale e integrimit evropian kështu që presim që institucionet t’i zbatojnë ato në mënyrë të përpiktë”, u shpreh Rokas.

Share.
Exit mobile version