Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Protesta filloi nga sheshi i qytetit pastaj u zhvendos para Komunës së Tetovës.
Protestuesit në sheshin e Tetovës mbanin pankarta me mbishkrimet “Jugo VLEN TITO”, “Nuk ka paqe me nëçmimimim”, “Ivoja nuk është dëshmor i kombit tim”, “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”, “Nga Tetova nis rezistenca”.
Para qytetarëve foli Bajram Rexhepi nga BDI, ku tha se kërkojnë që të ripërsëritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Ky marsh protestues paqësor është thirrur si pasojë e revoltës qytetare që u krijua pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emrat në qytetin e Tetovës. Ky marsh do të fillojë nga sheshi “Iliria” dje
Kërkesa jonë është që ky vendim të ripërsëritet që të mund të mbrojmë dinjitetin tetovarë. Komuna e Tetovës ka pas afat që të mund të përgjigjet dhe të reflektoj dhe nuk ka reflektuar për ofertën tonë për bashkëpunim. Me çka u detyruam të thirim qytetarët në protestë”, tha Bajrami.
I pyetur pse nuk organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, Rexhepi tha se Gjykata e ka thënë vendimin e saj”.
Rexhepi tha se revolta qytetare do të vijë vetëm duke u shtuar./Telegrafi/

