minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Reshjet e borës dhe ngricat, ndihma e shpejtë në Shkup për 3 ditë ka pasur 254 intervenime - Shqiperia.info

Për shkak të borës dhe paraqitjes së ngricave, prej 11 janarit e deri dje, Ndihma e Shpejtë e Shkupit ka pasur gjithsej 254 intervenime.

Mjeku Rihad Rexhepi, shef turni në Ndihmën e shpejtë mjekësore deklaroi se në këto 254 intervenime ka pasur edhe aksidente, qytetarë të lënduar të cilët janë rrëzuar duke rrëshqitur në akull, persona në gjendje të alkoolizuar të cilët kanë marrë lëndime, por edhe disa me lëndime nga përleshjet fizike.

“Janë evidentuar gjashtë intervenime për shkak të rrëzimit në borë, njerëzit kanë lënduar këmbë, kokë … Të mos dilet pa nevojë, kjo sidomos vlen për Fëmijët dhe më të moshuarit. Çdoherë të respektohen këshillat nga LAMM. Automjetet të drejtohen me kujdes, të mbahet pajisja dimërore, të mos tejkalohet shpejtësia e lejuar”, apelon mjeku Rexhepi.

Reshjet e borës dhe ngricat, ndihma e shpejtë në Shkup për 3 ditë ka pasur 254 intervenime appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version