minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rënie e lehtë e të prekurve nga kolla e keqe, Bajrami: Vaksinimi ndikoi në uljen e rasteve - Shqiperia.info

Ulet numri i të prekurve me kollen e keqe, në krahasim me javën e kaluar. Por, sërish numrat janë shqetësues pasi vetëm në Shkup, kemi 43 raste. Grup mosha e të prekurve është nga 10 deri në 14 vjet.

“Flasim gjithnjë për këtë numër 43 që kemi këtë javë, të vaksinuar kanë qenë 23, të pa vaksinuar kanë qenë 4 me një status të pa njohur kanë qenë 10 dhe 6 kanë qenë jo komplet të vaksinuar. Grup moshën të cilën e sulmon është nga 10 deri në 14 vjeçare, sidomos moshën shkollore, kemi tre fëmijë që janë një muaj të shtrirë në spital por gjendja e tyre është e mirë dhe e kalojnë me shenja klinike më të lehta”, tha Lulëzime Bajrami, Qendra e Shëndetit Publik.

Sipas epidemiologes Bajrami edhe në periudhën e ardhshme pritet që të ketë ulje të numrit të të sëmurëve nga kolla e keqe dhe pikërisht vaksinimi ka ndikuar në uljen e numrit të pacienteve.

“Pas shpalljes së epidemisë së kollës së keqe në territorin e Shkupit interesi për vaksinim është rritur, vinë fëmijë të cilët e kanë lëshuar vaksinimin e rregullt në moshën 18 muajshe. Interesi ishte i lartë dhe për momenti vijnë fëmijët të cilët janë në vaksinim të rregullt dhe jem i të kënaqur me interesin për këtë vaksinim”, u shpreh Beti Geleiçevska Ilkoska, mjeke.

Sipas mjekes Ilkoska, para se të shpallet epidemia e kollit të keqe interesimi për vaksinimin e fëmijëve ka qenë më i ulët ndërsa tani të rrallë janë fëmijët të cilët ende nuk i kanë pranuar vaksinat në kohën e duhur. /Alsat/

Rënie e lehtë e të prekurve nga kolla e keqe, Bajrami: Vaksinimi ndikoi në uljen e rasteve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version