
Sot në Universitetin e Tetovës është mbajtur debat publik për propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se propozim-ligji duhet të ndryshohet dhe i njëjti duhet të jetë në harmonizim me gjendjen reale të arsimit të lartë.
– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …
“Çdo fakultet ka miratuar vërejtjet e profesorëve. Në Këshillin e Rektoratit janë miratuar vërejtjet e profesorëve. Numri më i madh i vërejtjeve kanë të bëjnë me cenimin e autonomisë universitare. Me faktin që parashihet të ekzistojë Këshill universitare, me këtë zbehet autonomia e universiteteve. Vërejtjet ka edhe për akreditimin për studimet e doktoraturës. UT ka staf dhe punime shkencore, por kriteret e ligjit të ri nuk janë në përputhje me gjendjen reale.
“Senati i UT-së ka vendim me të cili propozon që ligji më mirë të tërhiqet dhe rishikohet dhe të ketë draft i cili është në harmoni me gjendjen reale. Ne jemi për ta mbrojtur gjendjen reale, ligji duhet të ndryshohet dhe të jetë në harmoni me punën e universiteteve”, tha Zejneli./Telegrafi/





