
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e RMV-së, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, herët në mëngjes në orën 03:20 regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit kishte origjinën në Republikën fqinje të Greqisë.
Epiqendra e tërmetit ishte 290 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter, ML5.0.
Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.