Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndjerë sonte në orën 20:08 në pjesët juglindore të Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte në Greqi, rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML5.0.
Kujtojmë se edhe më herët u regjistrua tërmet në Maqedoni, epiqendra e së cilës ishte pranë kufirit me Kosovën./Telegrafi/

