Në periudhën nga 16 deri më 22 shkurt, janë regjistruar 1,113 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është rënie prej 3.2 përqind krahasuar me javën paraprake, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sa i përket shpërndarjes së moshës, 621 persona ishin të moshës 15 deri në 64 vjeç, 185 ishin fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 164 – fëmijë deri në katër vjeç dhe 143 ishin persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë u regjistrua tek fëmijët deri në katër vjeç.

Personat e sëmurë me grip janë nga: Shkup – 669, Strumicë – 81, Prilep – 61, Tetovë – 50, Gjevgjeli dhe Ohër – 37, ndërsa në Manastir, Kumanovë, Dibër, Strugë, Kërçovë, Shtip, Kavadar, Negotinë, Probishtip, Gostivar, Radovish, Sveti Nikolë, Veles, Kratovë, Makedonski Brod, numri i personave të infektuar është më pak se tridhjetë. Në Krushevë, Vallandovë, Kriva Palankë, Demir Hisar, Berovë, Koçan, Resnjë, Vinicë, Delçevë dhe Pehçevë, nuk u raportuan persona të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin.

Në sezonin 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundjeve të ngjashme me gripin është 14,984, sipas raportit të Institutit.

Që nga java e tetë, gjithsej 79,118 persona në vend ishin vaksinuar me vaksina falas ose komerciale.

Share.
Exit mobile version