
Spitali Klinik i Tetovës me keqardhje njofton opinionin publik se pacientja 29-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në repartin infektiv të spitalit tonë. Pacientja ishte paraqitur në Urgjencën e Spitalit, ku menjëherë është pranuar dhe i është ofruar ndihma mjekësore në përputhje me të gjitha protokollet dhe standardet profesionale. Më pas është udhëzuar për trajtim të mëtejshëm në repartin infektiv.
Sipas anamnezës së marrë nga familjarët gjatë pranimit, pacientja ditët e fundit ka marrë terapi në ambulanca private – një veprim i cili, nëse vërtetohet, bie ndesh me rregulloret ligjore dhe etike të praktikës mjekësore.
Spitali Klinik i Tetovës pret që Prokuroria të japë një vlerësim përfundimtar mbi rastin dhe ofron bashkëpunim të plotë për zbardhjen e tij. Theksojmë se personeli mjekësor i spitalit ka vepruar me përkushtim të plotë dhe brenda të gjitha standardeve profesionale.
Reagim i Spitalit Klinik të Tetovës lidhur me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes 29-vjeçare appeared first on Telegrafi.