minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rasti tragjik me nënën dhe vajzën në Shkup, Prokuroria kërkoi paraburgim 48 orë për të dyshuarin kryesor - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh për të dyshuarin kryesor në rastin e vdekjes së nënës dhe vajzës së saj në Karposh, ndërsa Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin.

Masa është caktuar për sigurimin e provave, pasi ndaj tij ekzistojnë dyshime për veprat penale lëndim trupor, rrezikim të sigurisë dhe shtytje e ndihmë në vetëvrasje, sqaruan nga Prokuroria.

Ngjarja ndodhi më 2 mars, kur nëna dhe vajza e saj gjashtëvjeçare humbën jetën pas rënies nga një ndërtesë në Karposh.

Ndaj bashkëshortit të viktimës, më herët janë regjistruar dhjetë kallëzime penale për vepra nga fusha e krimit të dhunshëm, kundër pronës dhe trafikimit të paligjshëm të drogës.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se para ngjarjes kishte pasur një konflikt mes bashkëshortëve, ndërsa njoftoi se ndaj bashkëshortit do të ngrihen padi penale me procedurë të shpejtë.

Share.
Exit mobile version