Qyteti i Shkupit ka sqaruar qytetarët se dezinsektimi është në kompetencë të tij dhe se gjatë dy muajve të fundit janë realizuar tre trajtime të kryera nga ajri kundër mushkonjave, si në fazën larvore ashtu edhe kundër mushkonjave të rritura.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se në ditët në vijim do të kryhen edhe trajtime shtesë nga toka kundër mushkonjave, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

“Dezinsektimi, pra spërkatja kundër mushkonjave është nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe deri më tani në dy muajt e fundit janë kryer tre spërkatje kundër mushkonjave larvicide dhe kundër mushkonjave të rritura, dhe kjo është kryer nga ajri. Gjatë ditëve të ardhshme, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, po bëhen përgatitje për të kryer spërkatje në terren (nga toka) kundër mushkonjave. Nuk kemi marrë asnjë ankesë nga ndonjë vendbanim specifik për praninë e shtuar të insekteve”.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se ata janë në dispozicion të qytetarëve dhe se nëse është e nevojshme do të konsultohen me institucionet përkatëse shëndetësore që kanë staf entomolog, konkretisht Qendrën për Shëndet Publik – Shkup.

Share.
Exit mobile version