minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Qyra-Kasami: Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete që sjellin zhvillim dhe mundësi të reja për të gjithë - Shqiperia.info

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Billal Kasami, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe konkretizimi i projekteve të përbashkëta zhvillimore.

“Sot pata një takim shumë miqësor me kryetarin e Tetovës, Billal Kasami. Folëm për tema me rëndësi të veçantë për mua: bashkëpunimin real mes komunave tona. Sepse kur ndajmë përvoja dhe punojmë së bashku, mund të bëjmë më shumë për qytetarët tanë,” tha Qyra.

Sipas tij, në takim u diskutua për projekte konkrete në fushën e ekonomisë, turizmit dhe infrastrukturës, të cilat mund të hapin perspektiva të reja zhvillimi për Strugën dhe Tetovën.

“Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete që sjellin zhvillim dhe mundësi të reja për të gjithë,” theksoi ai, duke nënvizuar gatishmërinë për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes dy komunave.

Share.
Exit mobile version