Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku thotë se si parti kanë 9 deputetë në Kuvend.

Qoku për “TV21” tha se janë të mirëseardhur të gjithë ata deputetë që duan ta vazhdojnë betejën që VLEN e nisi si koalicion.

“Ky subjekt politik, aktualisht tani i ka 9 deputetë, por natyrisht që mendohet se mund të vijnë edhe deputetë të tjerë, të gjithë ata deputetë janë të mirëseardhur, që janë rreshtuar për ndryshime në skenën politike shqiptare, për përmirësim të gjendjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

A jeni në komunikim me ndonjërin nga 5 deputetët e grupit parlamentar të ASH-së dhe a pretendoni që ndonjëri prej tyre t’ju bashkohet? Ne vazhdojmë të kemi raporte shumë të mira me…të mira të themi kështu me deputetët e ASH-së, sepse kemi qenë brenda një grupi kemi bërë betejën bashkë me ata deputetë deri tani në Parlament, por edhe më përpara.

Pra jemi të një, pra deputetët në vetvete janë të një mendimi që të mbesin si anti-korrupsion, anti-krim, anti-lista të zeza, dhe janë të mirëseardhur ata deputetë ta vazhdojnë këtë betejë”, tha Qoku.

Qoku: VLEN-i ka 9 deputetë, mund të vijnë edhe deputetë të tjerë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version