
Zjarri në Gërçishtë të Vallandovës, i cili shpërtheu dje pasdite, sot në mëngjes përsëri është aktivizuar i nxitur nga era e fuqishme dhe e nxehtë dhe për momentin është kapluar sipërfaqe e madhe me çka zjarri është shpërndarë në dy krahë prej të cilëve njëri lëviz drejt fshatrave Kazan Doll dhe Furka, ndërsa i dyti drejt komunës Bogdanci, njoftuan sot pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar më shumë se 50 persona, ndërsa kryetari i Vallandovës, Pero Kostadinov ka kërkuar mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit, por siç informojnë nga QMK ishin njoftuar nga MPB se për arsye teknike nuk mund të sigurojnë mbështetje me helikopter.
“Përveç kësaj, QMK-ja parashtroi një kërkesë edhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. Paralelisht, i është dërguar kërkesë Shtatmadhorisë së Armatës për mundësinë e angazhimit të mbështetjes ajrore dhe pritet përgjigje nga ana e tyre”, thuhet në kumtesën e QMK-së.
Nga aty shtojnë se ky është një zjarr serioz që përfshin një sipërfaqe të madhe me vendbanime të shpërndara, gjë që përbën kërcënim potencial për jetën dhe shëndetin e popullsisë, si dhe për objektet, pronën dhe infrastrukturën në rajonin e prekur nga zjarri.
QMK: Zjarri në rajonin e Vallandovës nuk është vendosur ende nën kontroll, po përhapet në dy krahë appeared first on Telegrafi.