Pas stuhisë së djeshme që përfshiu të gjithë vendin, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) raportoi se menjëherë aktivizoi mekanizmat e saj të monitorimit dhe koordinimit.
“Drejtori i QMK-së, Muhamet Ali, monitoroi situatën gjatë gjithë ditës dhe ishte në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente me qëllim që të përballonte menjëherë dhe në mënyrë efikase pasojat e stuhisë”, njoftoi QMK.
Sipas QMK-së, dëme materiale u regjistruan në disa vende – rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të trafikut.
Nuk u raportua për të lënduar.
Shërbimet kompetente të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, shërbimi i zjarrfikësve dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë njoftuar gjithashtu, të cilat po përgatiten të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.
QMK: Pas motit të ligë që dje përfshiu vendin, janë regjistruar vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar appeared first on Telegrafi.