
Pas reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta që goditën disa pjesë të vendit, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.
“Drejtori i QMK-së, Muhammad Ali, së bashku me punonjësit e Sektorit Operacional dhe Shërbimit të Detyrës, po monitoron nga afër situatën në terren.
Qendra e Menaxhimit të Krizave mbetet në gatishmëri të vazhdueshme dhe vazhdon me aktivitete të koordinuara për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efektiv institucional në rast nevoje”, thuhet në deklaratën e QMK-së./Telegrafi/
QMK: Mbetemi në gatishmëri të vazhdueshme pas shiut, breshërit dhe erërave të forta appeared first on Telegrafi.