
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se sot në territorin e vendit u regjistruan gjithsej 18 zjarre në ambient të hapur, asnjë prej të cilave nuk është aktiv, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 13 zjarre janë shuar.
Zjarret në Komunën e Dollnenit, fshati Dolgaec – fshati Strovia (bimësi me rritje të ulët); Komuna e Gazi Babës, deponia Vardarishte (mbeturina); Komuna e Gjevgjelisë në malin Kozuf (zjarr nëntokësor); Komuna e Makedonski Brod, Zona shumëfunksionale Jasen (pyll i përzier); Komuna e Likovës, fshati Nikushtak (pyll i përzier), njoftoi QMK në raport.
QMK: Kanë shpërthyer 18 zjarre në ambiente të hapura, nuk ka asnjë aktiv appeared first on Telegrafi.