minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
QMK: Janë shuar shtatë zjarre, një është aktiv - Shqiperia.info

Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një zjarr është aktiv, një zjarr është nën kontroll dhe shtatë zjarre janë shuar.

Siç raportohet nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, në Shtip ka një zjarr aktiv ku po digjet një deponi, dhe një zjarr është vënë nën kontroll në komunat Shën Nikollë dhe Llozovë – fshati Delisinci dhe fshati Saramzalino ku po digjet bimësi e ulët.

“Zjarret janë shuar në Komunën e Kumanovës – Rruga Gjuro Pucar 38 (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës – fshati Çashkë (bimësi e ulët), Komuna e Demir Hisarit – fshati Obednik (bimësi e ulët), Komuna e Gazi Babës – fshati Jurumleri (bar i thatë, shkurre dhe mbeturina të rënda), Komuna e Likovës – fshati Likovë (bar i thatë), Komuna e Likovës – fshati Matejçe (bar i thatë) dhe Komuna e Kumanovës – vendbanimi Pero Çiço (shtylla dhe pemë)”, thonë nga QMK.

Share.
Exit mobile version