minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Qeveria: U miratua informacioni për ndërtimin e objekteve të reja kulturore, si dhe për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë - Shqiperia.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në mbledhjen e 65-të qeveritare të mbajtur sot, u shqyrtua dhe u miratua informacioni për përmbajtjen e Programit për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruksionin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që përdoren nga institucionet publike në fushën e kulturës për vitin 2025 i cili përmban 11 aktivitete projektuese që do të realizohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Institucionet Nacionale nga fusha e kulturës, të cilat janë bartës të aktiviteteve.

Në njjoftim thonë se me këtë program parashihen aktivitete për vazhdimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e një objekti të ri të destinuar për teatër dhe bibliotekë në Tetovë, ndërtim të objektit të “Teatrit Turk – Shkup” dhe ndërtimin e Teatrit të Vjetër në Strumicë.

“Gjithashtu vazhdohet edhe me rikonstruksionin e objektit të teatrit në Kumanovë, si dhe fillimi i rikonstruksionit të objektit të I.N. Muzeu i Maqedonisë dhe fillimi i rikonstruksionit – sanimit dhe adaptimit të objektit të ish-kinemasë Partizani në Manastir, në kuadër të I.N. Teatri Popullor – Manastir. Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi janë parashikuar në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2025, në vlerë prej 123.775.000 denarë”.

“Gjithashtu, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Transportit në lidhje me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën e blerjes së autobusëve ekologjikë për transport publik. Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është paraparë blerja e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 janë urgjentisht të nevojshëm për rinovimin e parkut të qarkullimit të NQP Shkup-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen sipas arsyeshmërisë ekonomike dhe nevojave reale të secilës njësi të vetëqeverisjes lokale”, thonë nga Qeveria.

Qeveria: U miratua informacioni për ndërtimin e objekteve të reja kulturore, si dhe për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version