Tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj, është e një përmase të paparë, thonë nga Qeveria dhe theksojnë se si Qeveri kanë për detyrë, përveç hetimit të plotë dhe zbardhjes së rastit si dhe sjelljes para drejtësisë të të gjithë të përfshirëve, është edhe të sigurojnë kujdes të përshtatshëm shëndetësor dhe ndihmë mjekësore për të gjithë të lënduarit dhe familjarëve të tyre.

“Deri tani, si Qeveri kemi siguruar 30 milionë denarë për transportin dhe akomodimin e shoqëruesve, përkatësisht të anëtarëve të familjeve të pacientëve të lënduar. Por kujdesi ynë nuk mbaron këtu, sepse Koçani është prioriteti ynë dhe askush nuk guxon të harrohet”, thonë nga Qeveria.

Gjithashtu, kemi hapur linjë telefonike që është në komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin. Të lënduarit dhe familjet e tyre mund të telefonojnë në numrin 070/355-526 për të shprehur kërkesat, propozimet konkrete dhe nevojat që i kanë.

“Në mbledhje qeveritare do të sjellim vendim që qendra rekreative Ponikva, e cila ka në dispozicion 27 dhoma dhe 56 shtretër, të shndërrohet në qendër rehabilitimi, ku personeli mjekësor do të mund të punojë si në gjendjen psikofizike ashtu edhe në ofrimin e kujdesit mjekësor për rikuperim të shpejtë të qytetarëve të lënduar”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

“Si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona për të ndihmuar dhe për të provuar të ulim dhimbjen. Marrim masa konkrete që janë në interes të qytetarëve. Shteti duhet dhe po ndryshon”, theksohet në kumtesë.

Qeveria për Koçanin: Është betejë e përbashkët, të prekurit nga tragjedia nuk duhet të ndjehen të vetëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version