Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë.

““Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën”, shkruan Mexhiti.

Qeveria miraton vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë të Studeniçanit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version