minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Qeveria miraton ndryshimet ligjore, personat nga “lista e zezë” do të sanksionohen edhe në Maqedoni - Shqiperia.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria në seancën e sotme ka miratuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Masa Restriktive, me çka, të ashtuquajturat “lista të zeza” të SHBA-ve dhe Britanisë, mund të merren si bazë për sanksionimin e shtetasve tanë që gjenden në këto lista. Që të hyjnë në fuqi, ndryshimet ligjore duhet të kalojnë edhe në Kuvend.

“Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa restriktive, me çka listat amerikane dhe britaneze bëhen bazë për masa sankcionuese edhe nga institucionet tona”, shkruan Osmani.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishin të fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh./Telegrafi/

Qeveria miraton ndryshimet ligjore, personat nga “lista e zezë” do të sanksionohen edhe në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version