Qeveria sot ka emëruar të besuarit e saj në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit cenzusi dhe dështuan zgjedhjet lokale.

Në krye të Gostivarit, për të besuarin e saj Qeveria e ka vendosur Fadil Xhelilin.

Në Vrapçisht do të jetë Bunjamin Kadriu, në Qendër Zhupë Arjan Ibraim dhe në Mavrovë – Rostushë, Oner Jakupovski.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata zgjedhore për këto katër komuna fillon më 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 9 janarit.

Zgjedhjet e përsëritura në Komunat në të cilat nuk u arrit cenzusi janë nënshkruar nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe të njejtat do të mbahen më 11 janar.

Share.
Exit mobile version